Gati për sulm… Foto satelitore tregojnë mobilizimin rus në kufi

19/04/2021 22:28

Foto të reja satelitore tregojnë mijëra trupa ruse që mblidhen në kufirin me Ukrainën, të gatshme ta pushtojnë atë nëse Vladimir Putin jep urdhërin. Përqendrimi i forcave është cilësuar si më i madhi që kur Rusia aneksoi territorin ukrainas të Krimesë dhe ndezi një luftë mes tyre shtatë vite më parë.

Dhe e gjithë kjo vjen ndërsa luftanijet britanike do të lundrojnë drejt detit të zi, muajin e ardhshëm, në mesin e frikës për një luftë mes Ukrainës dhe Rusisë. Muajt e shkuar në fakt, Putin ka mbledhur dhjetëra e mijëra trupa dhe armatime në zonën e diskutuar të Donbashit, një zonë ku flitet rusisht që tenton të shkëputet nga Ukraina që nga 2014. Konflikti në Donbash shpërtheu muajt pasi forcat ruse aneksuan gadishullin e Krimesë në 2014. Pamjet më të fundit satelitore, tregojnë një kamp gjigant të ushtrisë ruse, rreth 30 km larg Marfivka-s, në Krimenë lindore, raporton Der Spiegel.

Kampi ndodhet pranë territoreve ukrainase dhe mban pjesë të batalionit të 58-të të Rusisë. Ka më shumë se një mijë mjete ushtarake atje si edhe kazerma të ngritura njëra pas tjetrës. Imazhe të mëhershme e tregonin zonën të zbrazët, më 15 mars. Raportet për këtë mobilizim të trupave në kufi vijnë ndërsa rriten në mënyrë dramatike edhe përleshjet përgjatë frontit javët e fundit. Të paktën 23 ushtarë Ukrainës janë vrarë që nga fillimi i vitit krahasuar me 50 në total në të gjithë 2020-ën. Ambasadori rus në Britaninë e Madhe ndërkohë ka paralajmëruar për gjakderdhje në Ukrainë dhe ka thënë se Moska do të reagojë nëse Kievi lëviz trupa në rajonin e Donbashit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA