Jennifer Lopez është ndarë përfundimisht nga partneri i saj, Alex Rodriguez.

Çifti ka njoftuar për ndarjen në një deklaratë të bërë pak ditë më parë në Today Show.

Tani, ‘E News’ ka njohuri pse Lopez ishte ajo që i dha fund fejesës – dhe pse Rodriguez ende nuk ka hequr dorë plotësisht nga ideja e pajtimit me të.

Një burim i tha ‘E News’ se çifti u nda privatisht disa ditë më parë, dhe Lopez ‘po ndihet në paqe’ me vendimin e marrë.

Një burim i dytë shtoi se paaftësia e saj për t’i besuar Alex ishte për ta ‘fatale’. “Sapo besimi i saj të thyhet, nuk ka kthim mbrapa”, tha burimi. “Ajo ndihet mirë me vendimin që ka marrë sepse e di që A-ROD do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një kapacitet tjetër”.

Rodriguez pak javë më parë mori vëmendje të madhe me thashethemet që qarkulluan për tradhtinë me Madison LeCroy, yllin e “Southerns Charm”, me të cilën deklaroi se nuk kishte asgjë.

Një burim hodhi poshtë thashethemet e LeCroy në Entertainment Tonight në atë kohë, duke thënë se Lopez nuk ishte e shqetësuar prej tyre.

“Jennifer nuk shqetësohet dhe nuk nuk i merr parasysh thashethemet për Madison. Ajo i beson Alex. Ajo është shumë e dashuruar me të”.

Page Six raportoi më vonë në mars se J.Lo u prek nga aludimet dhe ishte një nga arsyet e ndarjes së tyre.

“Skandali Madison LeCroy ishte arsyeja që ata u ndanë”, theksoi një burim. “Kishte tashmë probleme, por Jennifer vërtet ishte e ndikuar nga kjo”.

Në deklaratën e tyre të fundit, Jennifer dhe Alex njoftuan se do të jenë miq të mirë.

“Ne e kemi kuptuar që jemi më të mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”.

Burime të shumta i thanë ‘Page Six’ se ata ende planifikojnë të punojnë së bashku.

“Ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku në të gjitha ndërmarrjet e tyre të biznesit. Ata gjithmonë e kanë inkurajuar njëri-tjetrin, kanë ndërtuar diçka vërtet dhe bizneset e bashkëpunimet janë të rëndësishme për ta”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel