
Autori 19-vjeçar që vrau tetë punëtorë dhe veten në një qendër FedEx në Indianapolis ishte një ish-punonjës i cili, vetëm një vit më parë përfundoi në spital psikiatrik pasi nëna e tij raportoi shqetësime se ai mund të kryente vetëvrasje. Katër anëtarë të komunitetit fetar Sik (fe monoteiste dhe panenteiste që ka origjinën në Punjab) tre gra dhe një burrë ishin midis të vdekurve në sulmin me armë të enjten mbrëma.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se ata nuk kishin përcaktuar menjëherë nëse urrejtja racore apo etnike ishte pas vrasjeve. Por një grup i mbrojtjes së të drejtave civile Sikh bëri thirrje për një hetim të çdo paragjykimi të mundshëm të urrejtjes të përfshirë në krim.
Dëshmitarët e përshkruan sulmin si kaotik, ndërsa personi i armatosur hapi zjarr me një pushkë në parkingun përpara se të hynte në objekt dhe të vazhdonte të qëllonte, duke lënë viktimat si brenda ashtu edhe jashtë ndërtesës. Zyrtarët gjetën të dyshuarin të vdekur nga një plagë e dukshme vetë-shkaktuar me armë zjarri. Një zëdhënëse e FedEx dhe policia identifikuan personin e armatosur si Brandon Hole, një ish-punonjës në strukturë.
Top Channel