
Shtëpia e Bardhë thotë se të pakta janë provat që Rusia u ka ofruar dhurata militantëve talebanë për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.
Një zëdhënës i Presidentit, Joe Biden tha se faktet për këtë pretendim të shefave të spiunëve amerikanë ishin të pakta.
BBC shkruan se Rusia ka mohuar të paguajë dhuratat. Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA, Biden kritikoi rëndë Donald Trump për mos ballafaqim me Rusinë lidhur me këtë pretendim.
Kjo vjen në mes të sanksioneve të reja që SHBA i ka vënë Rusisë për sulme kibernetike dhe planeve që Amerika ka për të lënë Afganistanin.
Vlerësimi i inteligjencës amerikane u raportua për herë të parë qershorin e kaluar nga ‘New York Times’ dhe u citua nga Biden në prag të fushatës presidenciale të vitit 2020. Ai akuzonte ish-Presidentin Donald Trump se nuk mori masa ndaj Rusisë.
Trump në atë kohë i quajti lajme dhe çështje të rreme. Asokohe Trump tha se nuk ishte informuar për këtë temë sepse agjentët e inteligjencës amerikane nuk e kishin konsideruar të besueshme.
Top Channel