Veliaj dhe Ylli për ndryshimin e madh në Vorë: Mos votoni më ata që hodhën në erë Gërdecin

16/04/2021 17:16

Vora, një prej bashkive më të keq qeverisura në 4 mandate nga Partia Demokratike, këtë herë ka një arsye të fortë për të votuar Partinë Socialiste.

Kandidati socialist për deputet i PS, Fidel Ylli, gjatë një takimi elektoral në Domje, ku shoqërohej edhe nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se ka marrë angazhimin për ta kthyer Vorën në një qytezë evropiane.

“Ne jemi të bindur që ndryshimi i madh do të jetë këtu në Bashkinë e Vorës, ku për 4 mandate e ka pasur Partia Demokratike. Ne kemi marrë një angazhim, Vorën do ta kthejmë në prioritet, jo vetëm për të rindërtuar të gjithë qytetin, por të bërë edhe të gjitha investimet e duhura. Ne iu kemi premtuar të gjithë banorëve që Bashkia e Vorës do të bëhet një qytezë europiane që do të rindërtohet e gjitha nga fillimi”, u shpreh Ylli.

Veliaj nga ana e tij përforcoi faktin se me një përfaqësues politik si Fidel Ylli e gjithë zona do të marrë një vëmendje të shtuar, të munguar për një kohë të gjatë.

 “Kemi sjellë këtu një sportist si Fideli, një avokat të mirë si Fideli, një njeri i cili bëhet copash për miqtë dhe për shokët e tij, një njeri që bëhet qepaze derisa të mbarojë një projekt e të mbahet një premtim, sa të fillojë një rrugë, të shtohet një investim dhe derisa të mbarojë çdo infrastrukturë. Unë besoj që këtij komuniteti sot më shumë se gjithçka tjetër i duhet që të kapë kohën e humbur”,  u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se është e paimagjinueshme që politika të propozojë në këtë zonë sërish emra si Fatmir Mediu, përgjegjësi kryesor për 26 të vdekur në tragjedinë e Gërdecit, apo Flamur Noka që kërcënon si në mesjetë se do presë duar e këmbë.

“Po kandidon prapë sot në Bashkinë e Vorës Fatmir Mediu, ai që u bë film në Hollivud dhe që hodhi Gërdecin në erë. Seriozisht?! I bie të mos kesh respekt për veten! I bie që ne mund të na dhunosh, mund të na përdhunosh, mund të na vrasësh dhe ne të votojmë prapë?! Është e paimagjinueshme kur dëgjon që këtu vjen Flamur Noka. Keni parë doktor në botë që nuk e veshi bluzën e bardhë gjatë pandemisë? Flamuri jo vetëm që nuk ndihmoi njeri, por tha do pres duar, këmbë e gishta kush blen votën. Por ne i pamë arrestimet e para. I vjedhin votat njëri-tjetrit PD-ja me LSI-në”,  ironizoi Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA