Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashimir Shehi, i ftuar në emisionin “Top Talk”, përgjigjet me ironi, kur thotë se “suksesi më i madh i kryeministrit është propaganda”.
“Kjo qeveri ka bërë mirë propagandën. E kam të vështirë të gjej gjë tjetër. Nuk është i zoti as vetë kryeministri të gjejë një arritje tjetër”. Megjithatë, shton Shehi, “vjen një ditë që as propaganda nuk vlen më”.
Sipas tij, kryeministri Rama nuk ka arritje konkrete në këto 8 vite qeverisje. “Ka ngelur te 3D-ja se asgjë nga to nuk është realizuar”.
I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse e konsideron arritje të qeverisë së majtë, spitalin e Fierit, Shehi përgjigjet: “Ai është pulari, nuk është spital, po ta shohësh nga larg. Dhe atë nuk e bëri vetë. Ai quhet kur të vijnë doktorët, të hyjnë pacientët dhe të dalin të shëruar. Deri atëherë, ai është një mirazh i propagandës. Nuk duhet të kishim spitalin e Fierit, duhet të kishim spitalin rajonal të Fierit prej 8 vitesh, spitalin rajonal të Shkodrës. Këtë që i ka bërë shëndetësisë shqiptare Rama, do ta paguajnë shqiptarët dhe 10, 15 vite të tjera, të paguajnë hajdutllëqet dhe koncesionet e Ramës në shëndetësi”.
Top Channel