Ndërsa ishte në Skrapar dhe u takua me qytetarët e asaj zone, kryeministri gjatë rrugës ka zhvilluar një telefonatë me drejtuesen e qarkut të Lezhës, Lindita Nikolla.
Ai e ka pyetur në lidhje me situatën e fushatës në atë zonë, ndërsa nuk ka kursyer edhe batuta.
Rama solli në vëmendje edhe ofertën që i bëri kreut të PD-së Lulzim Basha dhe komentin e presidentit, Ilir Meta, duke ironizuar se ky i fundit ka hallin mos i shpëton Basha nga zinxhirët se e ka lidhur së bashku me Sali Berishën.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Lindita si je? Si duken punët atje.
Lindita Nikolla: Mirë mirë, sot jam në një fshat të Mirditës Kulm quhet, njerëzit janë të aftë të dallojnë Edi Ramën, njeriun e punës dhe aty ku ka punë ka dhe rezultate dhe Lulzim Bashës që shet qiqra në hell çdo ditë e më shumë. Kam parë që gratë janë shumë të motivuara dhe mbështetesh dhe mirëkuptuan thirrjet janë të fundit ndaj Lulzim Bashës. Burrat e kujtojnë një lojë të Edi Ramës për të bërë lojën e radhës.
Edi Rama: Burrave ju shkon mendja direkt te pazari dhe ndarja e karrigeve, por gratë janë ata që vuajnë më shumë sherrin dhe konfliktin se e kanë në shpi, në televizor, me kalamajtë. Shiko çfarë ndodh me kalamajtë nga 7-8 vjeç dhe bëjnë sikur janë edhe ata janë të ndarë.
Lindita Nikolla: Kjo ndasi është e turpshme, lavdi zotit që gratë janë në lartësinë e duhur për t’i kuptuar gjërat se janë dhe pesha më e rëndësishme e familjes.
Edi Rama: Janë në lartësinë e duhur se punojnë e mbajnë shtëpinë çdo ditë. Po atë lajmin e që kam bërë botox, të pëlqeu?
Lindita Nikolla: Tani çdo gjë do dëgjuar, me shumë mundësi do na nxjerrin me 6 gishta.
Edi Rama: Më është kthyer dhe mua buzëqeshja dhe më shkëlqen fytyra dhe më thonë ke bërë botox. Këto të botoxit i bëjnë botox sondazheve të Lulit dhe partisë së tij dhe merren me historia, jo diversion, jo provokim, jo dreq jo shejtan dhe nga ana tjetër çmendet dhe Ilir Meta. Ai ka tjetër hall se mos i shpëton Luli nga zinxhirët se e ka lidh së bashku me Saliun e janë në hall tjetër. Nëse bëhet ky debat, duhet me e shpjeguar se kjo është për të shkuar përtej sherrit dhe s’ka lidhje me karrige e nevoja se PS do të fitojë e nuk do të jetë nevojtare për askënd në sensin e votave, por kjo është ambicia ime dhe ajo që duhet të kemi të gjithë bashkë që ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit dhe të jemi një kryeministër dhe qeveri për të gjithë.
Lindita Nikolla: ne po vazhdojmë kontaktet derë më derë, por aty ku ka punë ka dhe zgjidhje të halleve.
Edi Rama: Qeveri dhe kryeministër për të gjithë kemi qenë për punët, por duhet të ndryshojmë edhe ne atë qasjen dhe retorikën më këto situata se kemi rënë shpesh edhe ne pre e kurtheve dhe baltës së tyre e ndasisë së tyre, tmerr i madh dhe s’kanë faj njerëzit.
Edi Rama: Kurbini si duket?
Lindita Nikolla: Njerëzit e shohin çdo ditë që ka ndryshim, në Milot, Mamurras Fushë-Kuqe njerëzit po buzëqeshin jo vetëm nga vaksinat por edhe procesi i rindërtimit.
Top Channel