Ndalesën e parë në Europë, sekretari i ri amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin e bëri në Berlin, ku ndaloi madje përpara se të vizitonte Nato-n në Bruksel, thotë DW.
Ai sillte një lajm të shumëvlerësuar: Administrata Biden jo vetëm e përmbysi vendimin e Trumpit për të tërhequr një të tretën e ushtarëve
Ishte Berlini, jo kryeqyteti i ndonjë vendi tjetër, ku ndaloi për herë të parë në Evropë ministri i ri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Madje, në Berlin ai qëndroi para se të vizitonte NATO-n, në Bruksel. Mbi të gjitha ai solli në Gjermani një lajm të vlerësuar: administrata Biden jo vetëm që e ndaloi vendimin e paraardhësit Trump për të tërhequr një të tretën e ushtarëve amerikanë të stacionuar në Gjermani. Pra “tërheqja u ndërpre”, siç u shpreh Austin.
Por, Bideni madje e ktheu në të kundërtën vendimin e Trumpit. Austin njoftoi të martën, në Berlin se SHBA do të stacionojnë edhe 500 ushtarë të tjerë “në mënyrë të përhershme” në Gjermani. Stacionimi do të bëhet që këtë vjeshtë në zonën e Wiesbadenit, në jugperëndim të Gjermanisë. Me këtë, numri i përgjithshëm i trupave amerikane në Gjermani arrin në 35.000 vetë.
Top Channel