Mijëra koreano-veriorë celebrojnë me maska ditëlindjen e themeluesit/ Kim Jong Un pretendon asnjë rast me koronavirus (fotot)

16/04/2021 18:40

Mijëra njerëz me maska kërcenin dje në Korenë e Veriut dhe ngjiteshin në mkodrën e Penianit për të celebruar ditëlindjen e 109 të themeluesit të vendit, megjithse lideri Kim Jong Un pretendon se shteti i tij nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Gjyshi i liderit aktual, Kim Il Sung, lindi 109 vjet më parë më 15 prill, që është festa më e rëndësishme ne vend dhe njihet si Dita e Diellit.

Këtë vit nuk kishte paradë ushtarake por celebrime festive me kërcime e fishekzjarre në sheshin qendror ‘Kim Il Sung’.

Nën sfondin e fshekzjarreve grupe të mëdha koreano-veriorësh kërcenin së bashku, me maska në fytyrë dhe duke mbajtur distancën.

Aleanca e Grave organizoi ballo për “Presidentin e Përjetshëm” në sheshin e Harkut të Triumfit.

Festimet e djeshme vijnë teksa Kim Jong Un përpiqet të bashkojë popullin për rekuperimin e ekonomisë, që eshte rrënuar nga sanksionet e SHBA dhe mbylljet kufitare të pandemisë.

Kim insiston se në vend nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus, por ekspertët kanë hedhur dyshime për këtë.

Shumë qytetarë shiheshin të veshur me kostume tradicionale, të mbledhur në vendndodhjet e rëndësishme të qytetit për të shënuar rastin e veçantë.

Nëpër rrugë të gjithë mbanin maska, përveç kërcimtarëve që shfaqnin fytyra të zbuluara.

Ekspertët thonin se festimet e sivjetshme ishin një rikthim në normalitet, në krahasim me vitin e kaluar kur shumica e tyre u anulluan.

“Korea e Veriut ka sjellë thuajse në normalitet eventet përkujtimore, në krahasim me vitin e shkuar”, tha Yang Moo-jin, profesor i Universitetit të Seulit, për studimet e Koresë së Veriut.

FOTO GALERI
5/19
Koerano-veriorët vizitonin kodrën Mansu në Penian për të vendosur lule në këmbët e statujës së broztë të Kim Il Sung e Kim Jong Il

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA