Masterplani i portit të Durrësit/ Rama tregon arsyen se përse Alabbar zgjodhi Shqipërinë: Lidhet me fëmijërinë e tij

16/04/2021 19:55

Prezantimi i masterplanit të portit të Durrësit u prezantua mbrëmjen e sotme me praninë e Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, kreut të qeverisë, Edi Rama, ministres së Energjisë Infrastrukturës, Belinda Balluku e qindra qytetarëve të vendosur në distancë për shkak të masave anticovid.

Gjatë fjalës së tij ai tregoi arsyen se përse kompania EMMAR zgjodhi pikërisht vendin tonë për të invesuar. Sipas tij është historia e Alabbar, i cili është rritur në varfëri dhe me shumë përkushtim arriti që të rriste mirëqenien në vendin e tij, e këtë gjë do ta bëjë edhe në Shqipëri.

“Dua t’ju tregoj arsyen se përse Alabbar zgjidhi Shqipërinë për këtë plan. Arsyeja unë jam i bindur që lidhet me fëmijërinë  tij për të cilën më ka treguar se jetonte në varfëri, nuk është trashëgimtar i familjes mbretërore, është një njeri i zakonshëm nga një familje e varfër që pa me sy hapur një ëndërr dhe përmes sakrificave arriti të jetë një njëri që  e kthen shkretëtirën në një minierë të ardhurash duke i dhënë popullit të tyre. Mbaj mend që më tha ‘në majë më ngjiti dashuria dhe mirënjohja e përjetshme për nënën time, unë do të vij në Shqipëri do të rri e do të ndihmoj që njësoj siç ka ndodhur me aq shumë familje e aq shumë njerëz jo të pasur që sot bëjnë një jetë me mirëqenie të lartë në tokën time do të ndodhë e në tokën tënde’”, tha Rama.

Top Channel