Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 908 raste të tjera me koronavirus dhe 31 viktima.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 145.909, ndërsa ai i viktimave në 4.388.

Institucionet shëndetësore raportojnë për 732 pacientë të tjerë të shëruar nga virus, duke e çuar në 121.439 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 684.888 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.616 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 20.082.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA