Trazirat në Maqedoninë e Veriut, momenti kur i vihet flaka flamurit shqiptar dhe shkelet me makinë
29/11 23:05
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga Lungomare 2 në Vlorë. Ai thotë se tashmë plazhi publik në atë zonë nuk është më një turp publik me kioska e me ferra, por po bëhet me pesë yje.
Rama nuk lë pa përmendur edhe pjesën e pandemisë, ku sipas tij tashmë Shqipëria është duke dalë nga tuneli i pandemisë.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me ‘5 yje’ aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në tekstin bashkëshoqërues të videos.
Top Channel