Kryeministri Edi Rama ndërsa ishte në një aktivitet  qindra pjesëmarrës të vendosur në distancë me njëri-tjetrin në qytetin e Lezhës, e quajti një kukull që kurdiset.

Rama përdor një retorikë të fortë për kreun e PD-së, Lulzim Basha ndërsa rikujton se i ka bërë ftesën për bashkëpunim.

“Është një kukull që në darkë e kurdis Saliu e në mëngjes e rikurdis Iliri. E patë Ilirin se ca thoshte e thoshte Luli po të dojë ta bëjë tani marrëveshjen. Unë dje i thashë një gazetari jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën se ajo opozitë është se PS do t’i fitojë zgjedhjet se ne do të vazhdojmë të jemi në krye të vendit. Kukulla duhet të ndahet nga çelësi që e kurdis janë dy çelësa e Luli vrapon duke thënë jo se po tha po i hoqën baterinë e nuk fle më, është kukull me bateri se vetëm një kukull mund të jetë njëherë Spidërman që thotë do të ngjitemi në institucione do djegim institucione , një herë Borëbardhë me 7 xhuxhat që i vijnë nga mbrapa, njëri që pi raki, tjetri që shet vezë. Me politikën mund të bëhen gjera të jashtëzakonshme duan apo s’duan ne do ta bëjmë këtë vend se kësaj pune i ka vdekur nëna”, tha Rama.

 

 

Top Channel