Paparacët i postojnë foton ku shfaqet pa makijazh dhe e veshur thjeshtë, Bebe Rexha: Dreq, të pasmet e mia…

15/04/2021 09:51

Bebe Rexha është një nga personazhet e famshëm që nuk ka aspak probleme që të shfaqet pa make-up, apo e kuruar deri në çdo detaj, në publik.

Përkundrazi, ajo herë pas here jep mesazhe për miliona fansat e saj dhe jo vetëm, që ta duan veten dhe trupin e tyre ashtu siç janë.

Së fundi, këngëtarja e famshme shqiptare është fotografuar nga paparacët dhe shfaqet me flokë të çrregulluara, pa grim e me veshje të thjesht. Një foto, Bebe ka vendosur që ta postojë në “Instastory”-n e saj.

“Dreq, të pasmet e mia janë shumë të mëdha. Më pëlqejnë”, ka shkruar bukuroshja bionde në foton ku nuk ka asnjë efekt apo përdorim të “photoshop”.

Bebe gjithashtu ka zbuluar se nuk e ka problem peshën, e këtë fakt e ka treguar edhe me veprimin e saj para disa ditësh. Ajo filmoi trupin nga afër në bikini e pa filtra, teksa tregoi se ka shtuar pak peshë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel