Palestina i kërkon Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën

15/04/2021 15:21

Ministria e Punëve të Jashtme në Palestinë ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën.

Kryediplomati i Palestinës, Riyad al-Malki i ka dërguar një letër sekretarit gjeneral të OBI-së, Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen, si zbatim i politikave të kësaj organizate ndaj vendeve që shkelin ligjin ndërkombëtar, raporton RTK.

Ky është një sulm i hapur i Kosovës ndaj popullit të Palestinës, të drejtave  të tij dhe shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, thuhet në letrën e Riyad al-Malki.

Këto reagime vijnë pasi Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, e cila u inaugurua në mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA