Ish deputetit i LSI, Shkëlqim Selami, i cili është angazhuar me fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit ka reaguar ndaj Ilir Metës për akuzat e forta që bëri ndaj tij nga qyteti i Vlorës.
Selami i është përgjigjur Metës duke e etiketuar si “kandidati më i ri i LSI-së” dhe i kujton bisedat për blerje të votave në kohën kur ishin pjesë e një force politike.
“Nuk më bën dot pis dhe të më përmendësh blerje votash se kur më thoje sa vota arrin të blesh të thoja që mandatin nuk e dua po s’ma dhanë vlonjatet me vullnetin e tyre të lirë dhe për këtë jam krenar se e bëra mandatin vetëm me votat e vlonjateve dhe me asnjë votë nga Saranda dhe ti këtë e di mirë”, shkruan Selami.
Ndër të tjera e cilëson Metën si “etaloni i blerjes së votave që jep dekorata duke i përdorur në vend të verdhushkave”. Me tone ironie, Selami i premton se pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të shkojnë me komposto kumbullash vlonjate dhe liko që të mund të qerasë ata që tani i përdor si vegla.
Kujtojmë se Presidenti Meta, të cilit duket se nuk i del e keqja me largimin e Selamit nga LSI drejt PS dhe në një intervistë televizive, e etiketoi si “njeri ordiner” dhe shtoi se nuk merret me çimka.
“Çdo votë e Partisë Socialiste t’i numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike t’i numërohet asaj. Opozita ti dali për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur. Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitë nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner. Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra por qe do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohë të merrem me çimka dhe çimkat e çimkave”, tha Meta.
Postimi i plotë
Sot jam zgjuar po sa i habitur edhe i shokuar nga kandidati me i ri i LSI-se “metà ilir” por dhe me ka ardhur keq te them te drejten. Kandidati i lsi qe ka 6 vjet qe fle dhe zgjohet me emrin tim, me paska permendur prape. Ka nje te mire marrezia e tij, duke qendruar ne Vlore eshte afer spitalit dhe te pakten kemi mundesi pas 25 prillit ti bejme derman.
Pa sa pa hije ne kafazin e tij, i pushkatoi me pushke druri njerezit e zgjedhur nga vete ai dhe tani ka filluar shikon pertej kafazit. Zoti kandidat, mua nuk me ben dot pis dhe te me permendesh blerje votash se kur me thoje sa vota arrin te blesh te thoja qe mandatin nuk e dua po sma dhane vlonjatet me vullnetin e tyre te lire dhe per kete jam krenar se e bera mandatin vetem me votat e vlonjateve dhe me asnje vote nga Saranda dhe ti kete e di mire . Ke qene etaloni I blerjes se votave dhe i habitur athere me thoje paske te drejte vella , keta dashkan vetem buke uje dhe histori, tani e ke rritur piacen u jep dekorata duke i perdorur ne vend te verdhushkave.
Pushkatimi i Luanit tregon qe po shikon hije dhe ske me besim as tek vetja . E kalon pushken sa ne doren tende dhe ne doren e atyre qe te sherbejne si vegel . Ketu je ne Vlore z. kandidat, dhe ate qe une e bej si qytetar i thjeshte ti nuk e ben dot as si president. Te premtoj pas 25 prillit do te vijme me komposto kumbullash vlonjate dhe liko qe te mund te qerasesh ata qe tani po i perdor si vegla. Mos u merr me me emrin tim , shiko pertej, bej paqe me veten, une jam qytetar i thjeshte vlonjat qe do bej cdo dite per qytetin tim , ketu zgjodha te jetoj dhe te rris femijet e mi . Do jap kontributim tim atje ku kam pare dhe prekur ndryshimin, skam nevoje per mandat une per te bere per Vloren , sme beri as pozita as karrigia dhe as mandati ky qe jam.
Une si qytetar i thjeshte bej shume me shume se ty i veshur nen petkun e presidentit me puplat e nje kandidati dhe me duart e mbushura me dekorata. Me qetesi dhe dashuri drejt 25 prillit dhe pas 25 Prillit per nje dreke ne Kuzum Baba te festosh me ne fitoren tone!
Top Channel