“Edhe Noizy me Stresin po bëjnë paqe”, po Ana me Shqipen? Përgjigja epike e ish-konkurrentes së “Për’puthen”

15/04/2021 12:37

Miqësia dhe ‘armiqësia’ mes Ana Lleshit dhe Shqipe Hysenajt është vazhdimisht në qendër të vëmendjes nga ndjekësit.

Kur ishin pjesë e “Për’puthen”, dy vajzat kanë pasur shpesh debate të ashpra me njëra-tjetrën. Por, pas daljes në emisioni, ato janë parë bashkë dhe në debatet e “Trotuar”, në “E Diell”, janë shfaqur të afërta.

Pas gjithë diskutimeve për mosmarrëveshjet mes tyre, një ndjekës e pyet Anën në “Instagram”: “Noizy me Stresin po bëjnë paqe, bëj dhe ti me Shqipen e të hyjmë në Bashkimin Europian pastaj”.

Pasi lexoi komentin, ish-konkurrentja u përgjigj me të qeshura për këtë epik: “Nuk e di dmth, nuk kam fjalë, kam qeshur me lot dhe kur e lexova. Nuk jam në luftë me askënd. Nëse dsikush është në luftë me mua, e ka problemin me veten, jo me mua. Por, jemi në paqe me Shqipen”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel