Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Lezhës në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai përmendi përballjen me tërmetin dhe pandeminë e COVID-19 me të cilat vendi po përballet akoma.

Rama theksoi se vendi deri dje ishte në mjegull kurse tani jeta po i rikthehet sërish normaliteteit me vijueshmërinë e vaksinimit masiv.

“Duam të arrijmë në atë majë se zoti ia ka falur të gjitha Shqipërisë, edhe detin edhe malet edhe ujin, por ka qenë robi që se ka lënë të ngjitet në majë. Duhet të jemi të vëmendshëm të respektojmë sa të mundemi distancat që vaksinimi të ketë sukses të plotë dhe të mos lejojmë në asnjë mënyrë që të bëhemi shkaktarë të qoftë të edhe një infektimi të vetëm. Jeta po rikthehet sërish, dje ishte krejtësisht e mjegullt sot po kthjellohet. Ne shqiptarët si shqiptarë jo si socialist as si demokratë duhet të jemi shumë krenarë si provë e fortë e karakterit këtë përballje që nisi kohë më parë kur mijëra familje mbetën në pak sekonda pa shtëpi, në qiell të hapur. Menjëherë fatkeqësia më e madhe që vuri në gjunjë edhe shtetet më të mëdha të botës na goditi fort por ne qëndruam e thamë do ia dalim. Po ia dalim të kthejmë në shtëpi familje  në shtëpinë e re. Këtu ata që janë më të rritur se 20 vjeç e kujtojnë shumë mirë por këto janë ditët për ta kujtuar më së miri se e për ta kujtuar se kur Rrapush Xhaferri u shfaq në jetën tonë me bekimin e Saliut. Kur pritej me edhe sheqer kur hynte diku, siç i shtruan Lulit në Lezhë sheqer”, tha Rama.

 

Top Channel