Deklaratat e forta të ambasadores Kim/ Analisti i mirënjohur: SHBA nuk është as me mazhorancën as me opozitën!

15/04/2021 11:17

Të ftuar në emisionin “Breaking”, analistët Alfred Peza dhe Artur Zheji folën për deklaratat e forta të ambasadores Yuri Kim, e cila në një intervistë për media tha se përpjekja për të blerë vota është krim ndaj ata politikanë që tentojnë të blejnë vota i cilësoi si kriminelë.

Analisti Zheji shprehet se Ambasadorja Yuri Kim ka qenë mjaft e qartë me deklaratat e saj dhe dha një mesazh shumë t qartë, që të gjithë shqiptarët të votojnë si të duan, ndërsa Peza thotë se SHBA nuk është as me mazhorancën dhe as me opozitën, duke shtuar se SHBA-të kanë qenë dhe do të mbeten me shqiptarët dhe jo me partitë apo liderët e tyre.

Më tej, analisti Peza përmendi Reformën në Drejtësi duke thënë se amerikanët kanë investuar shumë për këtë reformë dhe sistemet e drejtësisë në vend të ngrihen.

Zheji: Ata e kanë përcaktuar se kush është progresi: mazhoranca dhe regresi: opozita. Yuri ishte shumë e qartë dhe vuri pikat mbi i duke thënë se nëse doni kriminelët mbani kriminalet nëse doni ndryshimin pastroni parlamentin nga kriminelët. Slogani kryesor i opozitës është ndryshimi. Ambasadorja dha një mesazh të qartë, që shqiptarët janë të lirë të votojnë si të duan.
Peza: Është e vërtetë që SHBA nuk është as me mazhorancën as me opozitën. SHBA-të kanë qenë dhe do mbeten me Shqipërinë dhe shqiptarët, pra jo me partitë dhe liderët. Nisur nga kjo ato janë me vlera të cilat mbrojnë në të gjithë botën dhe njëra prej tyre ka të bëjë me reformën në drejtësi sepse amerikanët kanë investuar shumë që kjo reformë të bëhet dhe sistemet e reja të drejtësisë të ngrihen.
Zheji: Më 25 prill ka zgjedhje ju flisni për reformën në drejtësi. Nuk ka sens.
Peza: Kush është pro reformës në drejtësi është pro Amerikës dhe Amerika është pro tyre dhe e kundërta. Kush nga liderët apo koalicionet janë identifikuar si përkrahëse dhe mbështetëse për të çuar në fund sistemin dhe reformën në drejtësi janë në krahë të Amerikës.
Zheji: Unë mendoj se me 25 prill janë zgjedhjet politike, mendoj se reforma në drejtësi e kanë votuar 140 deputet në parlament, dhe në ndonjë që është me probleme e kanë votuar atë. Askush nuk ka guxuar ti kundërvihet përveç rasteve kur ka tendenca për të manipuluar. Mendoj se deklarata e Kim përsa i përket kriminelëve, dihet që ligjin e dekriminalizimit e ka bërë PD, dihet që dosjet që janë ‘pending’ janë dosje për blerje vote të kësaj mazhorance. Ka kaq shumë lekë që janë hedhur në këtë proces sa do të reformohet vullneti i shqiptarëve. Yuri ka dalë përpara si një gardiane.

Top Channel