Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti, emëruan Petrit Ajetin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, AKI,i përshkruar si një zyrtar mjaft aktiv në fushën e sigurisë.

Ajeti numëron mbi 15 vite përvojë pune  në institucionet publike dhe private në fushën e sigurisë. Nga viti 2013 ka punuar në kapacitete të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës si zyrtar për koordinim të investimeve të huaja të mbrojtjes dhe ushtrues detyre i shefit të sektorit për integrim euro-atlantik si dhe së fundi shef i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Brenda 6 viteve të fundit, tre drejtorë janë ndërruar në AKI. I vetmi që përfundoi mandatin e plotë ishte  drejtori i parë, Bashkim Smakaj, i cili u emërua në këtë post shkurtin e 2009. Një vit pasi mori riemërimin, në 2015-tën, ai dha dorëheqjen, duke u zëvendësuar nga Agron Selimaj. Ky i fundit dha dorëheqjen dy vjet më vonë, në 2017.

Në vend të tij, u emërua Driton Gashi, të cilit iu kërkua të linte detyrën vetëm një vit pas marrjes së saj për shkak të skandalit me arrestimin dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Që atëherë, në pozitën e drejtorit të AKI-së ishte emëruar Kreshnik Gashi, të cilit po ashtu iu kërkua largimi nga ky post, në dhjetor të vitit të kaluar. Në bazë të ligjit në fuqi, drejtori i AKI-së i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit, por ai shërben edhe si këshilltar i presidentit për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA