Vaksinim nëpër azilet e Kosovës/ Vijon vaksinimi edhe për mjekët dhe infermierët

14/04/2021 20:36

78 vjeçarja Shenaze Salihu banore në shtëpinë e kujdesit të të moshuarve, po pret ta marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19.

E lumtur që i erdhi mundësia për të marrë vaksinën, ajo thotë se pandemia po i duket më e rëndë se lufta.

Përveç Shenazës, në radhë për vaksinim është edhe infermieria që përkujdeset për të moshuarit, Bedrie Rrahmani.

Vetëm në shtëpinë e kujdesit në Prishtinë, banojnë 65 të moshuar derisa janë 53 mjek dhe infermier që përkujdesën për ta.

Në nivel vendi, janë 5 shtëpi kujdesi për të moshuarit, në të cilat pritet të vaksinohen 1248 persona, të moshuar dhe staf shëndetësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA