Sondazhi për zgjedhjet e 25 prillit/ Vlorë: 56% mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur
14/04/2021 22:08
Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e katërt të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sondazhi është kryer në periudhën 8 deri më 12 prill 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1004 të anketuarit në qarkun e Vlorës kanë dhënë përgjigjen e tyre se në cilin drejtim po shkon Shqipëria.
Në qarkun e Vlorës, rezulton se 56% mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, 35% mendojnë se po shkon në drejtimin e gabuar. Vetëm 6% mendojnë se nuk është as në drejtimin e duhur as në të gabuar, ndërsa 3% refuzojnë të përgjigjen.
Top Channel