Inteligjenca izraelite Mossad, objekt sulmi me të vrarë e plagosur në Irak

14/04/2021 17:45

Një filial i lidhur me agjencinë izraelite të spiunazhit Mossad është bërë objekt i një sulmi të rëndë të armatosur në Irak, me disa agjentë të vrarë dhe të plagosur, njoftonin mediat vendase.

Zhvillimi vjen në një kohë tensionesh të ashpra mes Tel Avivit dhe Iranit ku dy palët kanë bërë sulme ndaj interesave të njëra-tjetrës, jashtë vendeve respektive.

Agjencia irakene Sabereen News duke cituar burime të sigurisë, tha se natën e djeshme një impjant i lidhur me  Mossad-in izraelit ishte sulmuar nga “forca të panjohura rezistence” në veri të vendit, çka kishte rezultuar në vdekje dhe plagosje të “një numri forcash izraelite,” çka përbënte një “goditje të rëndë për regjimin izraelit dhe agjencinë e tij famëkeqe të spiunazhit”.

Por agjencitë nuk dhanë më shumë detaje për pasojat apo vendndodhjen e ngjarjes teksa agjencia Sabereen tha, “Nesër do të kemi imazhet nga vendngjarja.”

Autoritetet irakene nuk konfirmonin lajmet mbi sulmin.

Zhvillimi vjen disa orë pasi një anije komerciale izraelite është sulmuar në portin Fujairah në Emiratet e Bashkuara, me dëme materiale por jo viktima.

Më herët Izraeli është akuzuar për akte të vazhdueshme sabotazhi ndaj anijeve komerciale të Iranit madje dhe rrjetit që furnizon me energji elektrike impjantin bërthamor iranian në Natanz.

 

FOTO GALERI
2/4
Zhvillimi vjen në një kohë tensionesh të ashpra mes Tel Avivit dhe Iranit ku dy palët kanë bërë sulme ndaj interesave të njëra-tjetrës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA