Juventusi rigjen të gatshëm për lojë një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit të pasmë. Leonardo Bonucci është shëruar zyrtarisht nga Covid-19 që e kishte infektuar gjatë angazhimit me të tij me ekipin kombëtar. Klubi i Juventusit e komunikoi lajmin me njoftim në faqen zyrtare.

“Leonardo Bonucci kreu, sipas protokollit, 2 kontrolle me prova molekulare (tampon) për Covid-19 dhe rezultatet ishin negative. Lojtari, për këtë arsye konsiderohet i shëruar dhe nuk do të qëndrojë më gjatë në izolim, por do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje.”

Nga kjo e martë 33-vjeçari do të jetë nën urdhrat e Pirlos dhe konsiderohet në dispozicion trajnerit për ndeshjen delikate të “Gewiss Stadium” kundër Atalantës, të planifikuar për t’u zhvilluar të dielën, në orën 15:00. Pa qendërmbrojtësin nga Viterbo, “Zonja e Vjetër” zhvilloi tri ndeshjet e fundit në kampionat në të cilat grumbulloi shtatë pikë, falë fitoreve me Napolin dhe Genoa dhe barazimit në derbi me Torinon.

Në këtë pikë, i vetmi pozitiv me Koronavirus në radhët e bardhezinjve mbetet Bernardeschi.

Top Channel