Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas lajmit se të dhënat e mbi 900 mijë votuesve mund të kenë dalë nga portali e-Albania.

E ftuar në emisionin Top Talk, ministrja nuk e sheh si një problem serioz publikimin e të dhënave të votuesve. “S’ka asnjë lidhje me votën që një individ hedh me çështjen e patronazhistëve, strukturat e Partisë Socialiste për votuesit e vet. Ka njerëz që e bëjnë këtë gjë. Ç’kuptim do të kishte nëse nuk do të evidentonin votuesit e zonës së vetë. Ne thjesht i evidentojmë, nuk i ndikojmë votën e tyre”.

Sipas saj nuk është i vështirë aksesi në të dhënat personale të qytetarëve. “Pse e vështirë është të kesh numrin tënd të telefonit? Ka shumë mënyra për të marrë numrin. Ne nuk i përdorim askund. Nuk di të them si i kanë publikuar disa portale. Ne, nga 2008 kemi një databaze që përditësohet”.

Spiropali shton se nëse është e nevojshme, të hetohet çështja, por “nuk ka lidhje me PS-në”. “Janë disa portale që kanë nxjerrë të dhënat. Ato mbajnë përgjegjësi. Po ju them se e-Albania nuk mban të dhëna të individëve, është një faqe ndërlidhëse. Janë mbledhur të dhëna ndër vite. Meqë e kanë me merak le të hetojnë, le të bëjn ç’të duan… Nuk ka lidhje me PS-në, nuk i kemi nxjerrë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA