Spoti i Ramës, Mertiri në Open: Ai është munduar të krijojë një fabul

13/04/2021 22:32

Publicisti Ergys Mertiri mbrëmjen e sotme në emisionin Open tha se të gjitha spotet e partive janë patetike.

Ai theksoi se spotet duhet t’i përgjigjen situatës politike në vend, por kjo nuk ka ndodhur.

Mertiri përmendi se në spotin e vaksinave dhe normalizimit të situatës nga covid, rama është përpjekur të krijojë një fabul.

“Spoti në vetvete është i mirë por a i përgjigjet situatës politike, se Rama nuk mund tu thotë njerëzve që është bërë mrekullia se e dimë vetë. Ai është munduar të krijojë një fabul dhe nuk ngjit. Basha është munduar të gjejë mangësitë. Një ndër pikat që bashkohet është emigrimi. Fakti që kemi numrin më të lartë të azilantëve, është një kambanë alarmi. E lejmë aspektin e realizimit. Për mua të gjitha spotet janë patetike. Godet dhe ngjit se e themi të gjithë që shqiptarët po flenë nëpër azile duke rrezikuar”, tha Mertiri.

Top Channel