Vajza e Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson, True, festoi 3 vjetorin  e lindjes këtë të hënë.

Khloé Kardashian ndau disa pamje nga festa e ditëlindjes së True. Sipas yllit të “Keeping Up With the Kardashians”,  në festë ishin vetëm disa të afërt, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por një listë e vogël mysafirësh nuk e ndaloi 36-vjeçaren, të bënte një festë ekstravagante për vajzën e saj të vetme.

Në postimet e saj në Instagram, Khloe zbuloi shtëpinë e rregulluar në ngjyrë vjollcë, biskota shumëngjyrëshe dhe tre të ftuar shumë të veçantë, princeshat e Disneyt, Tiana, Anna dhe Elsa nga Princesha dhe Frog dhe Frozen.

Princeshat (që kishin maska) prisnin mysafirët, duke i dhënë atmosferë kësaj dite të veçantë për tre vjeçaren. Në festë nuk mungonte gjyshja e True, Kris Jenner apo tezja e saj, Kylie Jenner.

 

Top Channel