Gazetari e përball ministren me publikimin e të dhënave personale/ Spiropali pyet: Ku qëndron problemi këtu?!

13/04/2021 17:24

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali pranon se Partia Socialiste ka një databazë me të dhënat e votuesve por tregon se informacionet nuk janë publikuar nga e majta.

Spiropali ishte sot e ftuar në Top Talk, ku gazetari, Denis Dyrnjaja e pyeti si kanë dalë të dhënat e tij personale, duke përfshirë kartën e identitetit dhe numrin e celularit.

Spiropali: Ne thjesht i evidentojmë votuesit. Nuk i ndikojmë dot, as nuk i çojmë në qendra votimi të na votojnë.

Gazetari: Përdoret numri i telefonit, përdoret kodi i kartës së identitetit dhe këto janë të dhëna personale…

Spiropali: Jo, ne nuk i përdorim askund. Unë nuk di të them si e qysh i ka botuar një portal apo disa portale, ata mbajnë përgjegjësi për botimin. Në, që nga viti 2008 kemi një databazë që përditësohet.

Gazetari: Le ta bëjmë më ilustrive, del emri im, mbiemri im, atësia, numri i telefonit dhe ID-ja, qendra e votimit dhe thuhet aty, votues i sigurt. Unë, ndërkohë  nuk votoj fare!

Spiropali: Po, pikërisht!

Gazetari: Po ç’punë kanë të dhënat e mia?

Spiropali: Ja, këtu ty të paskemi marrë gabim, se një aktivist i joni mendon se ti voton PS-së por ndërkohë nuk është kështu. Por ama, si të ndikon ty kjo? Ne nuk të ndikojmë!

Gazetari: Më ndikon, se më sugjestionon. Unë dua të votoj PS-në tani, nuk e votoj dot se them më paragjykojnë njerëzit që po votoj Partinë Socialiste…

Sipas Spiropalit, është normale, kudo në botë, që partitë politike të kenë databazë me të dhënat e votuesve.

Top Channel