Studimi i radhës i CIES, observatorit të njohur të futbollit, që publikon çdo javë rezultate në bazë të fakteve të mbledhura nga vëzhguesit e tij, kishte të bënte me përqindjen e minutave të lojtarëve nën 21 vjeç në kampionatet kombëtare në këtë sezon. Janë studiuar me imtësi ndeshjet e 999 klubeve nga 71 kampionate elitare në të gjithë botën.

Përqindjet më të larta të aktivizimit të të rinjvë U-21 u regjistruan për skuadrën daneze FC Nordsjælland, 48.9%, midis 30 kampionateve kryesore evropiane, dhe për ekipin nga Singapori Young Lions, 47.1%, sa u përket klubeve jashtë Europës.

Në 5 ligat më të forta në Europë, kampionia e aktivizimit të të rinjve është Borussia e Dortmundit, 28.5% të minutazhit për lojtarët U-21, e ndjekur nga tri ekipe franceze të Ligue 1: OGC Nice (24.3%), AS Monaco (24.1%) dhe Stade Rennais (20.7%). Përqindja më e madhe e minutave për të rinjtë në kampionatet e tjera “big” u regjistruan për Wolverhamptonin (16.2%), Barcelonën (15.0%) dhe Veronën (11.7%).

Interesant fakti që në pesë ligat kryesore në “top-10” shtatë janë franceze. Janë shtatë skuadra që nuk kanë aktivizuar asnjë lojtar U-21, midis të cilave është edhe Interi.

Top Channel