Stop përmbytjeve nga Erzeni/ Deputetja Ekonomi dhe Sako inspektuan punën për disa projekte

12/04/2021 19:45

Deputetja dhe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako inspektuan punën në disa investime që po kryhen në njësinë administrative të Katundit të Ri.

Tre shkolla të reja, ndërtuar me fondet e bashkisë si dhe projektet që priten të zbatohen për rehabilitimin e 4 akseve rrugore, janë disa nga veprat qe do të japin zhvillim zonës.

Ekonomi dhe Sako inspektuan edhe punimet që po kryhen për pastrimin e kanaleve kulluese e vaditëse si dhe punimet për riparimin e argjinaturës së lumit Erzen. Janë 28 kilometra kanale që janë pastruar në këtë zonë ndërkohë që Ministria dhe bashkia kanë bashkërenduar punën për riparimin e argjinaturës së lumit, punime që ndikojnë në parandalimin e përmbytjeve.

Top Channel