Socialisti i del përpara Bashës: 14 vjet votova për PS tani do të votoj PD-në për ndryshim

12/04/2021 19:07

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në turrin e takimeve me qytetarë dhe biznese, është ndalur në Njësinë 8 në Tiranë ku nuk ka munguar as entuziazmi i zakonshëm i qytetarëve dhe simpatizantëve.

Madje gjatë takimeve në zonën e Selvisë, Basha mori edhe votën e socialistëve të zhgënjyer nga qeverisja e Rilindjes.

Qytetari: Urime për fushatën!
Lulzim Basha: Faleminderit shumë!
Qytetari: Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat.
Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!


Mes qytetarëve që nuk nguruan t’i shprehnin mbështetjen Bashës, ishin dhe socialist të zhgënjyer që kanë zgjedhur t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill. 

Qytetari: Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia. Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla.
Lulzim Basha: Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen.

Qytetari 2: Suksese të ectë mbarë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari 2: 14 vjet ja kam dhënë votën, është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin.
Lulzim Basha: Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialistë të ndershëm që votojnë për Shqipërinë.
Qytetari 2: E paçi faqen e bardhë!
Lulzim Basha: Në fund fare besnikërinë e kemi ndaj Shqipërisë.

Top Channel