“S’ka kohë për pushim”/ Rama: Sot 18 minuta koha mesatare e reagimit të policisë pas marrjes së një njoftimi, në 2013, 40 minuta!

12/04/2021 08:42
Kryeministri Edi Rama nga Kavaja

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Rama ka ndërtuar në formën e një kuici, një pyetje për ndjekësit e tij, lidhur me afatin kohor mesatar të reagimit të policisë pas marrjes së një njoftimit.

Më pas ai ka faktuar se sot është 18 minuta koha e reagimit të shërbimeve policore, nga 40 minuta që ishte në 2013.

Ai shtoi se shpejtësia e reagimit do të ritet edhe mëtej në vitet që vijnë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel