Këngëtarja e njohur, Enca, prej disa ditësh poston në rrjetet sociale foto e video nga pushimet luksoze në Dubai.

Përmes këtyre postimeve të shumta, Enca ka zbuluar mjaft detaje nga eksperienca e saj e bukur në vendin e shtrenjtë.

Ajo ka zbuluar se ka shëtitur vende të ndryshme të Dubait, si dhe ka realizuar fotografi me kafshë të ndryshme të kopshtit zoologjik.

Por së fundmi duket se ka pasur probleme me mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Enca ka ndarë me ndjekësit një video në “Instastory” ku shfaqet me bikini në fytyrë.

“Kur më thonë të mbaj maskë”, shkroi këngëtarja e njohur duke e shoqëruar shkrimin e saj me një figurë duke qeshur.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel