Melania Trump ‘mahnit’ me fustan $2,000 përkrah Donald në mbrëmjen në Florida, pas disa muaj mungese nga publiku (fotot)

12/04/2021 18:23

Melania Trump ka qenë sërish qendra e vëmendjes teksa shkëlqeu me një fustan $2,000 përkrah Donald, në një mbrëmje bamirësie në fundjavë në Mar-a-Lago në Florida.

Shfaqja e rrallë e ish-Zonjës së Parë vjen pas shmangies së daljeve publike që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë në fillim të vitit.

Ajo ka thyer tashme “fshehjen” e saj duke ardhur në eventin ekskluziv në rezortin e Floridas, që u mbajt nga Trump për donatorët e Komitetit Kombëtar Republikan.

Me fustanin e saj $1,900 nga Giambattista Valli, 50-vjeçarja qëndronte pranë të shoqit duke përshëndetur e duke u buzëqeshur të ftuarve.

Ish presidenti Trump foli për afro një orë në event, sipas raportimeve nga Washington Post.

Sipas raportimeve, ai i tha donatorëve se një vaksinë e Covid-19 duhet të emërohej sipas tij dhe gjithashtu iu referua zgjedhjeve të nëntorit duke i quajtur “budallëqe”.

Që prej kthimit të tyre në Florida, Melania nuk ka ndaluar më për fotografët, ndërsa Trump nuk i është trembur syrit të publikut, edhe pse është penguar për këtë nga gjigandët e teknologjisë që kanë reduktuar ndjeshëm ekspozimin e tij.

Një nga paraqitjet e pakta të tjera publike të Melanias ishte në një festë të Pashkëve, në eventin e kishës Christ Fellowship, në Palm Beach, Florida.

Edhe aty çiftit iu dha një mirëpritje e ngrohtë nga klerikët dhe audiencat.

FOTO GALERI
2/7
50-vjeçarja Melania shkelqeu me fustanin e saj $1,900 nga Giambattista Valli

Top Channel