Mandati i tretë për projektet e nisura/ Kandidatët socialistë të Durrësit, takime në Katundin e ri

12/04/2021 15:45

Kandidatët e ekipit të Partisë Socialiste të Durrësit Milva Ekonomi, Ana Dhamo, Arkend Ballad dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako kanë zhvilluar një takim me banorët e njësisë administrative të Katundit të Ri.

Deputetja dhe ministrja Ekonomi deklaroi se në Durrës janë bërë dhe do të vazhdojnë të bëhen shumë investime të rëndësishme.

Kryebashkiakja Emiriana Sako deklaroi se procesi i rindërtimit po vijon mjaft mirë në sajë të mbështetjes maksimale nga qeveria dhe kryeministri Rama ndërkohë që shumë investime janë bërë në Durrës dhe shumë të tjera do të bëhen mandatin e tretë.

Top Channel