24/11 22:56
Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të hënë një fabrikë historike në qytetin e Shën Petersburgut në Rusi duke mbuluar me tym gjithë qytetin.
Ministria e emergjencave tha se zjarri kishte shpërthyer në disa kate të ndërtesës me tulla të kuqe të quajtur “Nevskaya Manufaktura”.
40 persona ishin evakuuar, ndërsa 2 zjarrfikës ishin shtruar në spital dhe kontaktet kishin humbur me një tjetër.
Sipas France24, fabrika e madhe, e themeluar si një prodhues rrobash që në vitin 1841, u përfshi në flakë.
Fabrika u drejtua si një entitet shtetëror gjatë periudhës sovjetike, më pas u privatizua në vitin 1992.
Top Channel