Juve, Lazio e Napoli fitojnë, Ronaldo “harron” golin, shqiptarët ngrohin stolin

11/04/2021 18:01

Tre ekipet e mëdha që synojnë të futen në valle për Champions League apo dhe Europa League kanë fituar në ndeshjet e vlefshme për kampionatin italian.

Juventus fitoi 3 me 1 ndaj Xhenoas dhe golashënues ishin Kulusevksi, Morata dhe McKennie. Në këtë ndeshje portugezi Kristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte.

Fitorja e Juves shihete rëndësishme pasi ajo ndjek Milanin në vendin e dytë, me një diferencë prej një pike. Bardheznjtë në vendin e tretë me 62 pikë janë 12 pikë larg Interit të vendit të parë.

Një fitore të rëndësishme arriti edhe Napoli në fushën e Sampdorias, duke shënuar dy herë në portën e dorianëve. Ruiz dhe Osimhen ishin golashënuesit për ekipin napoletan. Momentalisht Napoli ndodhet në vendin e katërt, ndërsa në darkë është sfida mes Fiorentinës dhe Atalantës, ku një fitore e zikaltërve të Gasperinit do t’i zbriste ato në vendin e pestë.

Lacio ka arritur një fitore në minutat e fundit në fushën e Veronës duke shpresuar të vazhdojë garën për të kapur një vend në renditje në mes të mirave, duke e çuar në një nga kompeticionet si Champions apo Europa League. Aktualisht ndodhen në vendin e gjashtë.

Si në ndeshjen e Napolit, ashtu edhe në atë Lacios kanë munguar lojtarët shqiptarë, Hysaj apo portieri Strakosha.

Top Channel