Masat e reja shtrënguese të vendosura nga Qeveria e Kosovës kufizojnë veprimtarinë e shumë bizneseve ndaj pritet të kenë ndikim në të ardhurat e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Adriatik Stavileci: Nuk mund të themi se do të ndikojnë(masat) automatikisht, për shkak se masat sapo janë marrë dhe nuk kanë ende efekt direkt, mirëpo mund të themi që vitin e kaluar ne kemi parë efektin i cili është shkaktuar. Realisht kemi parë që ka pasur ulje të aktivitetit ekonomik. Në momentin kur ka ulje të aktivitetit ekonomik, atëherë domosdoshmërisht ka edhe ulje të të hyrave. Por për momentin që po flasim, edhe sot të hyrat janë duke përformuar në nivelin e kënaqeshim.

Në Adiministratën Tatimore të Kosovës  mendojnë se vendimi  do të ndikojë por jo aq sa vitin e kaluar kur Kosova u fut në izolim total.

Valentina Bytyqi-Sefa: Ky vendim është pak më i lehtë, pasi që nuk kemi mbyllje, por kemi kufizim të operimit kryesisht gastronomisë, mbyllje të qendrave tregtare dhe një pjesë të ngjashme të kësaj natyre të bizneseve. Ne konsiderojmë që edhe kjo do të ketë impakt në të hyra. Mirëpo, se sa do të jetë varet se sa do të zgjatë. Është paraparë dhe paralajmëruar që ky kufizim do të jetë deri më 18 të këtij muaji.

Pavarësisht krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës në tre mujorin e parë të këtij viti kanë shënuar rritje të të ardhurave për buxhetin e shtetit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. ndera Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtojë 14% më shumë të ardhura ndërsa administrata tatimore një rritje prej 16. 2 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA