E reja kubaneze torturohet për vdekje nga çifti rus, pas pengmarrjes së dështuar në Moskë (fotot)

10/04/2021 16:21

Një çift që lidhën e torturuan një vajzë të re, para se ta mbysnin dhe të fshehnin trupin e saj në një valixhe, janë burgosur sot në Rusi.

Pengmarrësi Alexander Alexandrov dhe bashkëpunëtorja e tij Anastasia Grivkova u dënuan secili me 16 vjet burg pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e 22 vjeçares Lauren Morales Fernandez, në maj të vitit të kaluar.

Në gjykatë u tha se dyshja perverse kishin mbajtur të mbyllur viktimën e tyre në Moskë dhe kërkonin një shpërblesë prej 400 dollarë për lirimin e saj.

Por megjithëse negocjatat ishin në vijim, Alexandrov e mbyti vajzën për vdekje dhe trupin e saj e futi në një valixhe, të cilën e hodhi në një konteiner mbeturinash.

Edhe pas vrasjes pengmarrësi vazhdonte të negocjonte lirimin e saj me mikeshën e viktimës, duke i dërguar asaj foto që kishte bërë kur e mbante vajzën të zhveshur e të lidhur.

Shoqja e viktimës po përgatitej të transferonte një pjesë të parave për Alexandrov ndërsa kërkoi provë që Morales Fernandez ishte ende gjallë.

Alexandrov më pas kërcënoi se do t’i dërgonte asaj “një vesh dhe një gisht” nëse nuk paguante, madje sugjeroi se do të hiqte organet e të ndjerës, para se të dërgonte mesazhin e fundit tragjik: “Mori fund, ajo ka vdekur.”

Autorët fillimisht mohuan akuzat e vrasjes dhe pengmarrjes, por u dënuan për krimin e tyre nga gjykata.

Morales e lindur në Havana të Kubës, kishte ardhur në Moskë në nëntor 2019, ku ajo ndante një apartament me disa vajza të tjera kubane.

Mikeshat e saj kishin kuptuar ajo ishte zhdukur kur nuk u kthye nga takimi me një burrë.

FOTO GALERI
3/5
Pengmarrësi Alexander Alexandrov dhe bashkëpunëtorja e tij Anastasia Grivkova u dënuan secili me 16 vjet burg pasi u shpallën fajtorë për vrasjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA