Superiorja rikthehet me ndeshje mjaft të rëndësishme në javën e 27-të.
Katër përballje do të luhen nesër dhe vetëm një të dielën, ajo mes Partizant dhe Bylisit. Ndeshja më e rëndësishme dhe më e forte, të paktën në letër është padyshim përballja për kreun mes Vllaznisë dhe Laçit. Trajneri i shkodranëve, Tomas Bërdaric është shprehur shumë optimist për këtë takim.
“Këtë javë kemi punuar shumë dhe jam shumë i kënaqur me ekipin. Besoj se nesër do të bëjmë mirë. Për sa i përket dëmtimeve, vetëm Imami ka shfaqur probleme. Kemi bërë 2 seanca stërvitore në “Loro Boriçi” dhe kjo është diçka shumë e mirë. Imeri është gati për nesër dhe do të shikojmë për formacionin. Është një ndeshej shumë e rëndësishme dhe duam të bëjmë maksimumin”, tha Bërdaric.
Laçi përballet me një tjetër rival direkt në këtë javë dhe vjen nga një situatë jo e mirë pas dy humbjeve rradhazi me Tiranën dhe Teutën. Ndërkohë, bardheblutë udhëtojnë drejt Korçës sot për ndeshjen e nesërme me vendasit, që për Orges Shehin mbetet një ndeshje gjithmonë speciale për shkak të së shkuarës së tij. Edhe pse një skuadër shumë larg asaj kohëve të arta, Shehi shprehet i kujdesshëm dhe vlerësues ndaj ekipit të drejtuar nga Memelli.
“Është një kundërshtar që këtë javë ka bërë shumë mirë, Ka marrë pikë dhe kanë besim, i cili është i rëndësishëm në futboll. Do jetë një transfertë shumë e vështirë”, deklaroi Orges Shehi.
Këto por edhe sfidat e tjera të kësaj jave të kategorisë Superiore do të keni mundësinë si gjithmonë t’i ndiqni drejpëtrdrejti dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel