Egjipti zbulon ‘Qytetin e Humbur’, vendbanimi 3500 vjeçar i themeluar nga gjyshi i perandorit Tutankhamun (fotot)

09/04/2021 16:00

Arkeologët kanë njoftuar sot zbulimin e “qytetit të artë të humbur” 3,500-vjeçar, të ndërtuar nga gjyshi i mbretit Tutankhamun, në zbulimin më të rëndësishëm që prej tumës luksoze ornamentale të faraonit një shekull më parë.

Qyteti i lashtë faraonik i quajtur Aten, është ndërtuar nga mbreti Amenhotep III, i cili ka sunduar rreth vitit 1390 p.e.s., dhe më pas është përdorur nga mbreti Tutankhamun.

Vendbanimi është zbuluar në qytetin më i madh i lashtësisë i zbuluar në Egjipt, Luxor, i kompletuar me lagje banimi, rrugë dhe sisteme sigurie.

Gërrmimet kanë nxjerrë në dritë furra buke, punishte dhe varreza për njerëz e kafshë, së bashku me objekte poçarie, bizhuteri dhe tulla balte që mbajnë vulat e Amenhotep III.

Grupet e kërkimit po tentonin fillimisht të zbulonin tempullin mortor të Tutankhamun, ku mbreti ishte kthyer në mumje dhe merrte ritualet e statusit, por ata hasën në diçka akoma më të madhe.

Pas disa javë gërrmimesh ata zbuluan formacionet e baltës, që vazhdonin në shumë drejtime, tha në një deklaratë drejtuesi i misionit egjiptian Zahi Hawass.

Luxor njihet si një nga vendet më të lashta arkeologjike të Egjiptit, dhe gjithashtu si Lugina e Mbretërve, prej numrit të madh të mumjeve dhe strukturave masive të zbuluara prej viteve 1800-të.

Betsy Brian, profesore e Universitetit John Hopkins në Baltimore SHBA, tha: “Zbulimi i qytetit të humbur na jep një pamje të jetës së egjiptianëve të lashtë, në një prej perandorive më të pasura, që mund të hedhë dritë në misterin e madh; të arsyes përse Akhenaten dhe Nefertiti u vendosën në Amarna.”

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA