Kryeministri Edi Rama nga Dropulli ku vazhdon një takim elektoral ka folur për bllokimin e aeroportit nga kontrollorët.
Rama tha se kjo është një gjë e stisur nga Meta dhe Berisha një këmbanë alarmi thotë ai, që Basha është një kukull në duart e këtyre të fundit.
“U bllokua aeroporti dhe , një natë pa gjumë që të luftonim të mbanin sasinë e vaksinave aty se mund të shkonin në një shtet tjetër, se nuk është një mall që i thua mbaje se do vijë ta marr nesër.
Luftë që mos ta humbnim, do ishte një javë a 10 ditë pa vaksina.
Po pse, se Meta dhe Berisha janë prapa derës gati për tu rifutur në shtëpinë e secilit për ta bërë rrumpallën që të bëjnë atë që bënë një sulm çmendurak i organizuar për të kthyer kaosin, dhe fantazmën e rrëmujës ne vend duke marrë peng aeroportin, bllokim i një aktiviteti jetik të vendit, duke ndalur mijëra shqiptarë të ikin e të vijnë, duke ndalur të vdekurit të vijnë. Duke ndalur paranë të vijë këtu, edhe të sëmurët“, tha Rama.
“Kam pasur një mesazh nga qytetar që më thoshte kam gruan me tumor, kam nesër takimin e radhës po e humba duhet të presë një muaj, a e kuptoni se ç’janë në gjendje të bëjnë këta, një plan i ndërtuar ,e ditë duke menduar që ne do e kapim gafil, marrë parasysh që kontrollorët duhen kohë të zëvendësohen dhe zgjodhën këtë moment që deri më 25 prill të mos vaksinohet asnjë që të shpërthejë revoltë dëshpërimi, e kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga e shkuara për sa kohë janë këta njerëz që nuk lënë dy gurë bashkë, për të marrë peng vendin dhe për të shkatërruar ato që kemi si një mallkim që vazhdon që , po të shohësh historinë tonë, vendi është marrë peng herë herë. Por ne s’do e lejojmë, nuk na kapën gafil, kanë zgjedhur kryeministrin e gabuar për të bërë sfida të tilla.
Ne patjetër kemi bërë gabime plot por ama që ne kemi treguar se jemi e vetmja forcë karakteri në përfaqësimin e shqiptarëve”, tha Rama më tej.
Top Channel