
24/05 15:52
Pa Dani Carvajal, kapitenin Sergio Ramos dhe mbrojtësin francez Raphael Varane në sfidën e parë çerekfinale të Championsit ndaj Liverpoolit por edhe në El Clasicon e së shtunës ndaj Barcelonës.
Trajnerit të Realit Zinedine Zidane i duhet të improvizojë në mbrojtje jo vetëm për përballjen ndaj The Reds por edhe për duelin e së shtunës ndaj Barçës.
Nëse Sergio Ramos dhe Dani Carvajal janë të dëmtuar, mungesa e Varane ka të bëjë me faktin se sëfundmi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
Në këtë mënyrë mbrojtësi francez është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij dhe do të jetë mungesa e madhe e Realit të Madridit për rreth 2 javë, duke humbur dy nga duelet më vendimtare të sezonit.
Top Channel