Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për lajmin e përfshirjes së Kim Kardashian në listën e një prej 2755 njerëzve më të pasur në botë sipas prestigjiozes “Forbes”.

Ky lajm shkaktoi reagime të shumtë në studio, mes të cilëve nuk mungoi as komenti i sipërmarrësit të njohur shqiptar Dritan Gremi.

“Nuk krahasohet Bill Gates apo themeluesi i facebook me Kim Kardashian. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. T’i themi troç gjërat, ashtu siç janë. Çfarë talenti ka Kim Kardashian që e ka bërë të suksesshme? Kim Kardashian ka një fundshpinë të bukur që dikush u ngrit një ditë dhe tha është fundshpina më e bukur në botë”, u shpreh Gremi.

Ai insistoi se modele të tilla që pasurohen pa bërë asgjë nuk janë shembujt më të mirë të arritjes së suksesit.

Top Channel