“Opozita nuk ka këllqe për të bërë ato që kemi bërë ne”/ Rama: Nuk mund të provosh një shalqi që është kungull

06/04/2021 11:16

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat dhe ironitë për kundërshtarët e tij politikë.

Rama theksoi se puna që ka nisur PS duhet të vazhdojnë ndaj qytetarët duhet ti japin votëbesim, pas PD dhe opozita nuk do të bëjnë kurrë atë se çfarë është arritur deri më sot tha Rama.

Rama: E dinë shumë mirë që ua kemi rritur pagën mjekësve dhe mësueve edhe për taksën. Po bëjnë sikur se dinë. Ne jo të gjitha gjërat që kemi thënë i kemi bërë po nuk i kemi harruar , do ti bëjmë të gjitha një për një.

Fëmijët nuk votojnë , por cilido tjetër voton edhe për fëmiijët dhe mos harroni që veç asaj që mendon për veten mendo dhe për fëmijët. Shqipëria e fëmijëve tanë nuk i meriton më prapa kthimet.

S’mund të provosh një shalqi që është provuar se nuk është shalqi është kungull.

Pse duhet të provohet PD për të shkuar në buzë të greminës, sa është dhënë një punë kanë bërë dëme se nuk dinë të punojnë, nuk kanë këllqe për ‘ti rezistuar presioneve të lodhjes, që ndeshet një i ri kur ka punë, bie një breshër nuk mund të shtrihesh , do çohesh e do ja nisësh nga e para, bie një virusi do rezistosh e do përballesh. Ku i dinë këta këto, është e kotë.

Ata që më thonë pse merresh me ata i kuptoj , po ka njerëz që çoroditen me ata , shkojnë marrin covid për të bërë dasma në rrugë.

Nuk premtojmë mrekullira, ofrojmë vizioni dhe karakterin, punën që nuk konkurrohet, besimin dhe durimin se Shqipëria bëhet.
Po këtë e bëjmë vetëm ne, nuk ka kohë për pushim

Top Channel