Mijëra konteinerë bien në det nga anijet/ Vonesat nga kriza klimatike dhe nxitimi

06/04/2021 21:51

Nëse pyet veten se përse nuk kanë ardhur ende veshjet apo këpucët që ke porositur disa javë më parë nga një tjetër kontinent, arsye ja mund të jetë sepse kanë përfunduar në fund të detit, së bashku me miliona artikuj të tjerë.

Kjo ndodh prej fenomenit ne rritje të konteinerëve të transportueseve që bien në det.

Muajin që shkoi transportuesja Maersk Eindhoven ishte më e fundit që humbi një numër të konsiderueshëm konteinerësh në oqean. Ajo po lundronte nga Kina drejt Los Angeles në SHBA, me rreth 13.000 konteinerë, kur humbi fuqinë e motorëve dhe deti i trazuar e tundi aq fort sa që i hodhi rreth 260 konteinerë në det.

Por nëse kjo do të ishte një rast i izoluar, çmimet e paguara për rekuperimet nuk do të shkaktonin shumë debat. Për fat të keq incidente të tilla po shtohen prej rritjes së presionit në zinxhirin global të furnizimeve, që nga ana tjetër po shkakton dhe ndotje madhore të oqeaneve dhe biodiversitetit të tyre.

Llogaritjet thonë se mesatarisht 1.382 konteinerë në vit kanë humbur nga viti 2018 deri në 2019, sipas grupit të industrisë World Shipping Council. Ndërsa nga 30 nëntori deri në mesin e shkurtit të këtij viti, 3.000 konteinerë me produkte në vlerë miliona dollarë janë zhdukur prej rënies në det.

Thuajse të gjitha këto humbje ishin në rrugët mes Azisë e SHBA, që kalojnë nga oqeani Paqësor, si dhe prej bllokadës logjistike të pandemisë.

Oqeani Paqësor ka pasur shumë stuhi muajt e fundit dhe moti i keq është cilësuar si shkaku i incidenteve. Por ekspertët thonë se presioni i vazhdueshem zinxhirit të furnizimit detyron marinarët të udhëtojnë me shpejtësi më të lartë se normalja e sigurisë.

FOTO GALERI
3/3
Nga 30 nëntori deri në mesin e shkurtit të këtij viti, 3.000 konteinerë me produkte në vlerë miliona dollarë janë zhdukur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA