Kosovë/ Punonjësit shëndetësorë morën Astrazeneca-n, tregojnë efektet anësore

06/04/2021 22:56

Nje pjesë e punonjësve shëndetësorë në Kosovë që morën vaksinën e Astrazeneca-s, kanë pasur efekte anësore, të cilat nuk ishin megjithatë të rënda.

Ata rrëfyen se në ditët e para pas vaksinimit kishin temperaturë, lodhje e ndonjë reaksion tjetër, por gjendja në përgjithësi është e mirë. Mediat vendase raportojnë se të tilla simptoma vlerësohen si normale pas marrjes së vaksinës antiCovid.

Vetë kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha kishte pasur ethe e disa simptoma të tjera, të cilat i cilësoi megjithatë si të menaxhueshme.

“Ishim lajmëruar më parë për simptoma të tilla, dhe nuk i konsideroj si diçka serioze”, u shpreh ai. askush tjetër nga personat e vaksinuar, nga sa theksoi Sejdiu nuk ka paraqitur ndonjë ankesë për përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Nga ministria vendase e Shëndetësisë po ashtu konfirmohet se deri tani, nuk ka pasur asnjë raportim për efekte të rënda pas marrjes se AstraZeneca-s, ndërsa situata vazhdon të mbahet nën monitorim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA