Yuri Kim: Mbështesim përpjekjet e KQZ që zgjedhjet të jenë të drejta,në kohë dhe transparente

05/04/2021 12:15
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë , Yuri Kim ka reaguar pas konferencës për media të kreut  të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ajo theksoi se SHBA mbështet përpjekjet e KQZ që zgjedhjet të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.

Kim gjithashtu përshëndeti rënien dakord të subjekteve politike për fletën e votimit.

“Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit. Është mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e KQZ në Shqipëri për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, me kohë dhe transparente”, shkruan Kim.

Kujtojmë se ambasadorja ka bërë thirrje të vazhdueshme për deputetë pa të shkuar kriminale dhe një fushatë të paqtë për zgjedhjet e 25 prillit.

Para disa ditësh ajo gjithashtu përmendi se ata që do të thyejnë rregullat e një fushate të denjë për vendin do të përballen me ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA