Topalli prezanton kandidatët në Dibër: Të shkëputemi nga tre oligarkët që mbajnë peng Shqipërinë

05/04/2021 14:38

Sot në qytetin e Peshkopisë u prezantuan kandidatët për deputetë të Lëvizjes për Ndryshim, partia nën drejtimin e Jozefina Topallit.

Prezantimin e Sandra Gjeleshit, Neada Stanas, Besar Muratit,Flavio Pjetrit, Aldona Kokas,  Dhurata Kolas e bëri kryetarja Topalli, e cila nuk la pa sulmuar tre partitë e mëdha,  PS,PD dhe LSI.

Ajo tha se të gjithë janë kundër tyre, ku sipas Topallit janë oligarkë që kanë marrë peng vendin.

“Jemi kundër tre kryetarëve të korruptuar jemi kundra tre oligarkëve që nuk e dinë sa ju shkon pasuria e tyre dhe kanë marr peng gjithë Shqipërinë, alternativa jonë sjell kandidat me potencial, të rinj dhe të reja të shkolluar të cilët nuk duan karrigen por duan sfidën për ta ndryshuar vendin e tyre dhe për ta bërë një Shqipëri tjetër.Grupi i kandidatëve të Lëvizjes për ndryshim kanë sjellë pesë propozime të reja për një ekonomi më reale dhe një rritje ekonomike, rritje punësimi dhe garanci për një të ardhme të sigurt”, tha Topalli.

Gjatë fjalës së saj Topalli  veçoi krijimin e një banke investimesh si garanci për ardhjen e investitorëve të huaj, krijimin e një fondi zhvillimi digjital dhe mbështetje me kredi e bizneseve inovative.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim,  Jozefina Topalli kërkoi votën e dibranëve duke përmendur shkëputjen nga tre oligarkët që mbajnë peng Shqipërinë dhe për t’jua lënë në dorë të rinjve fatet e Shqipërisë,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA