Rusia akumulon trupa ushtarake në kufi me Ukrainën: Nuk godasim të parët (fotot)

05/04/2021 18:48
Mbetje te manastirit te shkaterruar te grave ne Veseloe, Donetsk

Ushtria ruse po akumulon trupa dhe pajisje ushtarake në kufi me Ukrainën javët e fundit, por pretendon se masa e tyre nuk është ajo që raportohet nga mediat e mëdha dhe se këto nuk do të mjaftonin për një “pushtim” të mundshëm të Ukrainës.

Moska thotë se aktiviteti rus në rajon ka të bëjë me parandalimin e një sulmi të Ukrainës ndaj rajonit të saj lindor Donbass, ku sinjalet e konfliktit separatist janë gjithnjë të pranishme.

Lufta në Donbass shfaqet përsëri në horizont që prej dështimit të marrëveshjes së armëpushimit të shkurtit 2015. Pamje të pakonfirmuara të ushtrisë së Ukrainës në lindje, janë shfaqur në mediat sociale, duke nxitur spekulimet për një sulm në Donbass.

BBC shkruan se Rusia ka paralajmëruar NATO-n të mos dërgojë trupa në Ukrainë dhe shton se forcat e SHBA në Evropë janë në alarm prej “përshkallëzimit të agresionit rus” në rajon.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është bashkuar kritikave duke thënë se “manovrat ushtarake dhe provokimet kufitare janë lojra tradicionale të Rusisë”.

Në një telefonatë me Zelensky, presidenti amerikan Joe Biden “konfirmonte mbështetjen e patundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës” si ne lindje ashtu dhe per Krimenë.

Ndërsa zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov akuzonte trupat ukrainase për provokime në lindje, teksa armëpushim delikat shkelet çdo ditë.

Në përplasjen më të rëndë të muajve të fundit, katër ushtarë ukrainas u vranë nga artileria e separatistëve më 26 mars në rajonin e Donetsk. Prej atëhere ka pasur incidente të nivelit më të ulët.

FOTO GALERI
1/5
Ushtria ruse po akumulon trupa dhe pajisje ushtarake në kufi me Ukrainën

Top Channel